Superliga e Kosovës rikthehet këtë të diel me xhiron e shtatë, e cila në përbërje të saj ka disa ndeshje interesante.
Drenica do t’i bëj konak Malishevës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.
Skuadra e Bylbyl Sokolit hyn në këtë ndeshje pas fitores ndaj Gjilanit, teksa Malisheva fitoi ndaj Ferizajt.
Drita do të kenë punë të vështirë me Dukagjinin në Gjilan, me bardhekaltërit që po kalojnë në formë të dobët në këtë fillimsezoni.
Dukagjini në anën tjetër, në kontrast, ka arkëtuar 13 pikë nga 18 të mundshmet në këtë sezon.
Ferizaj do të pres Prishtinën. Kryeqytetasit shkojnë në Ferizaj si liderë të tabelës me 13 pikë.
Interesant do të bëhet në Podujevë, mes Llapit dhe Gjilanit.
Llapi është i fundit në tabelë, teksa Gjilani nuk po ka vazhdimësi.
Ballkani i Orges Shehit do të udhëtojë për në Lipjan, për t’u përballur me Prishtinën e Re.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 15:00./GazetaExpress/