Ruzhdi Shehu, kandidat për kryetar të Junikut nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se bujqësia ka qenë një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të kësaj komune.
Ai ka deklaruar se gjatë mandatit të parë kanë ndërtuar rreth 6,500 metra kanale të ujitjes duke investuar rreth 325,000€.
Postimi:
Të dashur Junikas
Bujqësia është një nga shtyllat kryesore për zhvillimim ekonomik të Junikut. Prandaj gjatë mandatit të parë qeverisës kemi ndërtuar rreth 6,500 metra kanale të ujitjes duke investuar rreth 325,000€. Po ashtu kemi rehabilituar rreth 3,640 metra të kanalizimit në lagje të ndryshme të Junikut me një investim rreth 250,000€.
Në mandatin e dytë do të vazhdojmë edhe me shumë projekte tjera për bujqësinë e Junikut.