Sonte në Pressing në T7 po diskutohet për fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe për atë se kush i mbron bastionet e veta.
Pjesë e këtij diskutimi është edhe Burim Ramadani.
Ky i fundit ka thënë se bastionet e partive thyhen kur ka thyerje brenda asaj partie.
‘‘Ajo që po e shoh se sa kanë me mujt partitë me i ndërlidh tri elemente, nëse dojn me pas bastione: Strukturën partiake, motivimin politik të brendshëm që nënkupton mungesën e thyerjeve brenda partive. Mos harroni se sa herë thehen bastionet kryesisht janë për shkak të thyerjeve të brendshme të qasaj partisë: Dhe e treta, kandidati dhe organizimi i fushatës’’, ka thënë ai mes tjerash.