Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Atalantan në kuadër të javës së pestë në Serie A.
Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të dhe pati një paraqitje të mirë, teksa të gjithë aksionet u zhvilluan nga krahu i tij.
Pas ndeshjes, Zhegrova ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram.
“Ne do të vazhdojmë më fort”, ishte reagimi i Zhegrovës, së bashku me një fotografi të tij nga ndeshja e sontme.