Trump, Rubio e Erdogan, Osmani ndan foto nga pritja e Presidentit të SHBA'së: Diskutime në interes të Kosovës - Gazeta Express
string(105) "trump-rubio-e-erdogan-osmani-ndan-foto-nga-pritja-e-presidentit-te-shbase-diskutime-ne-interes-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 20:55

Trump, Rubio e Erdogan, Osmani ndan foto nga pritja e Presidentit të SHBA’së: Diskutime në interes të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 20:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë fotografi nga takimet që ka zhvilluar gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Osmani në postimin e saj të bërë në Facebook, ka shkruar se gjatë takimeve, ka pasur diskutime të rëndësishme në interes të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

‘‘Në pritjen e Presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë’’, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Në këtë postim, Osmani ka ndarë foton nga takimi që ajo ka pasur me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Foto tjetër e ndarë nga presidentja është edhe ajo nga diskutimi që ka pasur me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. /GazetaExpress