Sunderland e ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.
Granit Xhaka me shokë triumfuan minimalisht 0:1 ndaj Nottingham Forest në kuadër të javës së gjashtë.
Alderete shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 38-të, i asistuar nga Granit Xhaka nga gjuajtja e lirë.
Me këtë fitore, Sunderland ngjitet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se Liverpooli që prin.
Në anën tjetër, Nottingham Forest është në vendin e 16-të me pesë pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/