Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës, ka njoftuar se ka takuar dhe ka biseduar me qytetarë nga Kodra e Trimave.
Kupina ka thënë se ka qenë inkurajuese pjesëmarrja e madhe e grave të cilat i kanë dhënë një perspektivë tjetër për punët që duhet t’i shtyjnë përpara në Kuvendin Komunal.
Postimi:
U mirëpritëm nga familja dhe miqtë e Fortesa Rexha Behës, kandidates sonë për Kuvend Komunal. Ishte kënaqësi me bashkëbisedu e me i trajtu sfidat e qytetarëve tanë në Kodrën e Trimave.
Në veçanti ishte tejet inkurajuese pjesëmarrja e madhe e grave të cilat na dhanë një perspektivë tjetër mbi punët që duhet t’i shtyjmë përpara në Kuvend Komunal.
#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115