Manchester City ka shënuar fitoren e radhës në Premierligë.
“Citizens” triumfuan 5:1 në shtëpi ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit anglez.
Esteve shënoi autogol në minutën e 12-të për t’i dhënë epërsinë fillestare Manchester Cityt, shkruan Gazeta Express.
Në të 38-tën, Anthony realizoi për të barazuar shifrat, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Nunez riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 61-të, para se Esteve të shënonte edhe një autogol tjetër për 3:1.
Në minutën e 90-të, ishte Haaland që shënoi për 4:1, para se sulmuesi norvegjez të realizonte prapë për epilogun e këtij takimi, tre minuta më pas.
Me këtë fitore, Manchester City ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 10 pikë, pesë më pak se lideri, Liverpooli.
Në anën tjetër, Burnley mbetet i 17-ti me katër pikë të grumbulluara.