Edhe tre ditë afat, Hargreaves shpreson që Kushtetuesja do ta nxjerrë me kohë vendimin: Po presim me padurim - Gazeta Express
string(106) "edhe-tre-dite-afat-hargreaves-shpreson-qe-kushtetuesja-do-ta-nxjerre-me-kohe-vendimin-po-presim-me-padurim"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 17:41

Edhe tre ditë afat, Hargreaves shpreson që Kushtetuesja do ta nxjerrë me kohë vendimin: Po presim me padurim

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 17:41

Kreu i Ambasadës britanike në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për REL ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritet të dalë deri të martën e t’i japë epilog pikëypetjeve të ngritura nga senca e fundit, ku ka dështuar zgjedhja e nënkryetarit të Listës Serbe e ku kryetari I Kuvendit Dimal Basha e ka konsideruar Kuvendin si të konstituuar.  

Hargreaves ka thënë se të gjithë po e presin me padurim vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në javën e ardhshme. 

Ambasadori britanik ka thënë se shpreson që Gjykata të jetë në gjendje ta nxjerrë vendimin brenda afatit. 

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, po, të gjithë po presim me padurim vendimin javën e ardhshme, dhe shpresoj që Gjykata të jetë në gjendje ta japë në kohë”, ka deklaruar për REL Hargreaves. /Express/