Bie dukshëm niveli i Manganit, IKSHP: Uji i Badocit tashmë është i pijshëm - Gazeta Express
string(72) "bie-dukshem-niveli-i-manganit-ikshp-uji-i-badocit-tashme-eshte-i-pijshem"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 16:57

Bie dukshëm niveli i Manganit, IKSHP: Uji i Badocit tashmë është i pijshëm

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 16:57

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) përmes një komunikate për media ka njoftuar se nga monitorimet e fundit të cilësisë së ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03 nga Ujësjellësi i Badocit është vërejtur ulje e dukshme e vlerave të manganit.

“Analizat laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e parametrave bazik dhe Laboratorin analitik – ICPMS tregojnë se vlerat më të larta të përqendrimeve të manganit në këtë zonë kanë variuar nga 0.012 mg/l deri në 0.037 mg/l, duke qenë të gjitha brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 10/2021 – “Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.”, thuhet në njoftim.

Bazuar në këto rezultate laboratorike dhe në përputhje me UA 10/2021, uji në zonën e furnizimit PR03 nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije.

“IKShPK, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vazhdojë monitorimin e rregullt dhe të vazhdueshëm të cilësisë së ujit, duke garantuar transparencë dhe informim të saktë për qytetarët”, përfundon komunikata. /Express/