Manchester United e ka pësuar humbjen e tretë në gjashtë xhirot e para të Premierligës.
“Djajtë e Kuq” pësuan 3:1 në udhëtim ndaj Brentfordit, shkruan Gazeta Express.
Igor Thiago shënoi dy golat e parë për vendasit në minutën e tetë dhe më pas në të 20-tën.
Gjashtë minuta më vonë, Benjamin Sesko ngjalli shpresat e mysafirëve duke shënuar për 2:1.
Bruno Fernandes pati mundësi ideale për të barazuar shifrat, por dështoi të realizonte nga penalltia në minutën e 76-të.
E në minutën e gjashtë shtesë, Jensen shënoi për 3:1 dhe epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Brentford shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e 110-të, aq sa ka edhe Manchester United dy pozita më poshtë.