Dogana dhe Policia godasin dy pika që në Ferizaj që merreshin me kontrabandë duhani - Gazeta Express
string(83) "dogana-dhe-policia-godasin-dy-pika-qe-ne-ferizaj-qe-merreshin-me-kontrabande-duhani"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 15:08

Dogana dhe Policia godasin dy pika që në Ferizaj që merreshin me kontrabandë duhani

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 15:08

Task Forca në kuadër të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e përbërë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, pas një pune disa javore dhe duke u bazuar në informacione operative–inteligjente, ka njoftuar se ka arritur të identifikojë dy lokacione të cilat shërbenin si pika grumbulluese të mallrave të kontrabanduara.

Gjatë kontrolleve të realizuara në këto lokacione, me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, janë sekuestruar mallra si në vijim: në lokacionin e parë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar dhe 109 kg duhan i përpunuar, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar.

“Malli i sekuestruar është dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore. Sipas vlerësimeve të para, të bazuara në çmimet e tregut, vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara arrin shumën prej rreth 4,500 euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet doganore dhe akciza llogariten të jenë rreth 15,000 euro.”, thuhet në njoftim.

“Task Forca thekson përkushtimin e saj për të luftuar kontrabandën dhe veprimtaritë ilegale që dëmtojnë ekonominë e vendit dhe interesat e qytetarëve, duke riafirmuar vendosmërinë për të vepruar me efektivitet në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës në territorin e Republikës së Kosovës.”, përfundon njoftimi./Express/