Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e së shtunës në lagjen nr. 13, në Durrës, në afërsi të bregut të detit.
Sipas informacionit paraprak nga policia, viktima, rreth 70 vjeç ende i paidentifikuar, dyshohet se është mbytur në det.
Nga këqyrja fillestare e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet mbeten në vijim./Euronews.al/