Allegri konfirmon rikthimin e Leaos, ka dyshime rreth Pulisicit për ndeshjen ndaj Napolit - Gazeta Express
string(88) "allegri-konfirmon-rikthimin-e-leaos-ka-dyshime-rreth-pulisicit-per-ndeshjen-ndaj-napolit"

Futboll

Gazeta Express

27/09/2025 14:41

Allegri konfirmon rikthimin e Leaos, ka dyshime rreth Pulisicit për ndeshjen ndaj Napolit

Futboll

Gazeta Express

27/09/2025 14:41

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se Rafael Leao do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Napolit nesër, por pranoi se “ka vështirësi në përzgjedhje” pasi të gjithë lojtarët janë “në formë të mirë”.

Në konferencën për shtyp të së shtunës, një ditë para ndeshjes së rëndësishme të Serie A kundër kampionëve në fuqi, Allegri theksoi se Napoli mbetet favorit për titullin, pavarësisht rezultateve të mira të fundit të kuqezinjve.

Portugezi nuk ka debutuar ende këtë sezon në Serie A, pasi pësoi një dëmtim në pulpë gjatë ndeshjes së parë zyrtare të sezonit në Kupën e Italisë ndaj Barit më 17 gusht.

“Nuk e di saktë autonominë e tij; ka qenë jashtë për 45 ditë dhe vetëm ka bërë stërvitje individuale,” tha Allegri për MilanNews.

“Nuk duhet të mendojmë për rezultatin nesër, por të bëjmë një ndeshje të bukur e të rëndësishme. Do të jetë një test rritjeje kundër kampionëve të Italisë.”

I pyetur nëse rikthimi i Leaos do të ndryshojë repartin ofensiv, ai u përgjigj:

“Do ta shohim rrugës. Leao duhet të gjejë formën e tij më të mirë. Nkunku po përmirësohet si Pulisic, dhe Gimenez ka filluar të shënojë, shpresoj të vazhdojë. Pastaj kemi zëvendësuesit. Rezultatet arrihen kur ata që futen nga stoli bëjnë diferencën. Përzgjedhja për nesër është e vështirë, por e rëndësishme është që edhe ata që ulen në stol të jenë gati mendërisht për të ndikuar kur futen.”

Allegri shtoi se ka ende disa dyshime për formacionin:

“Kam disa dilema për nesër, shpresoj t’i zgjidh deri në mbrëmje, përndryshe do të jetë problem. De Winter, Athekame dhe Nkunku bënë mirë të martën. Ka një grup djemsh që po bëhen skuadër. Çdokush duhet të ketë një objektiv dhe të punojë për objektivin e ekipit: rikthimin e Milanit në Champions sezonin e ardhshëm.”

Sa i përket mesfushës, Rabiot dhe Modric janë bërë titullarë të menjëhershëm:

“Ishte e rëndësishme ta sillnim Rabiot, një lojtar ndërkombëtar që rriti konkurrencën në grup. Kemi gjashtë lojtarë shumë të mirë. Përveç Modric, i cili është unik në futbollin e sotëm. Për fat është me ne. Të tjerët janë shumë të besueshëm, dhe kjo është thelbësore.”

Nëse Pulisic dhe Nkunku mund të luajnë bashkë, duke lënë Gimenezin në stol, Allegri tha: “Të gjithë janë në formë, kam vështirësi në zgjedhje. E rëndësishme është që si ata që luajnë, ashtu edhe ata që futen nga stoli, të jenë gati për momentin vendimtar. Të gjithë duan të luajnë, por nuk mund të fus më shumë se 11 lojtarë në fushë. Në fund, objektivat i arrijmë bashkë. Shpesh, lojtarët që vendosin sezonin janë ata që hyjnë nga stoli.”/GazetaExpress/