Mbrëmë, kandidati për kryetar të komunës së Shtimes nga PDK, Dr. Përparim Ramusa, tha se u prit “me ngrohtësi dhe respekt” në Petrovë nga banorët e këtij fshati të ndershëm e punëtor.
“Takimi u karakterizua nga atmosferë pozitive, energji dhe besim i përbashkët se Petrovës dhe gjithë komunës i takon një e ardhme më e mirë”.
Ramusa theksoi se programi i tij qeverisës 2026–2029 është hartuar për të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve: kushte më të mira për familjet, më shumë dinjitet për çdo qytetar dhe mundësi të reja për të rinjtë që dëshirojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendlindje.
Ai vuri në dukje se ky vizion nuk është vetëm i tij personal, por mbështetet nga një ekip i përgatitur dhe profesionist, me kandidatë të përkushtuar për Kuvendin Komunal. Sipas tij, ky ekip është garanci e fuqishme që premtimet do të kthehen në punë konkrete për qytetarët.
“Përkrahja e banorëve të Petrovës nuk është vetëm mbështetje politike, por motivim i fuqishëm për ne si ekip. Së bashku me qytetarët, do ta shndërrojmë Petrovën dhe gjithë komunën tonë në një vend ku ia vlen të jetosh e të krijosh të ardhmen”, u shpreh Ramusa.