Deri në vitin 2030 policia synon të ulë ndjeshëm numrin e aksidenteve në shqipëri. Në konsultim publik tashmë është publikuar strategjia ku paraqitjen gjetjet em shkeljet më të shpeshta.
Mungesa e durimit dhe respektit mes përdoruesve të rrugës shihet si një nga faktorët e ngjarjeve rrugore. po ashtu me shqetësim shihet shpërfillja e rregullave, përdorimi i celularëve gjatë drejtimit apo ecjes, shpejtësia dhe drejtimi i pakujdesshëm janë shkaqet kryesore të aksidenteve.
Në shumë raste, fajësimi i të tjerëve dhe mospranimi i përgjegjësisë personale rëndon më tej situatën. Një fenomen i ri me pasoja serioze është përdorimi i pakontrolluar i skuterëve elektrikë. Kalimi me të kuqe, lëvizja në drejtim të kundërt, përdorimi i trotuareve dhe manovrat e rrezikshme janë sjellje të shpeshta që shpien në lëndime të rënda, shpesh të krahasueshme me ato nga motoçikletat.
Lëndimet në kokë mbeten më të përhapurat, për shkak të mosmbajtjes së kokoreve. Çiklistët shpesh rrezikohen nga shkelja e rregullave, ecja në trotuare, kundër rrjedhës së qarkullimit dhe mosmbajtja e kokoreve, duke e rritur ndjeshëm probabilitetin e aksidenteve.