Debati rreth Çmimit Topi i Artë 2025 vazhdon, pasi ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, u shpall fitues duke lënë pas Lamine Yamal.
Pas muajsh spekulimesh mbi atë që do të ngjiste në podium në Paris, Dembélé doli triumfues pas një sezoni spektakolar në kryeqytetin francez.
Përveç fitimit të tre trofeve në Francë, Dembélé çoi PSG-në drejt titullit të parë në historinë e UEFA Champions League, duke siguruar vendin e tij si numri 1 sipas “France Football”.
Debati mbi atë se kush duhet ta kishte fituar çmimin nuk ka shenja të zbehet, por FF publikoi rezultatet përfundimtare për të treguar sa qartë Dembélé dominonte garën.
Ai mundi 18-vjeçarin katalanas me 321 pikë diferencë në renditje, duke marrë 73 vota të para nga 100 gjyqtarë, ndërsa Lamine Yamal mori vetëm 11 të tilla.
Kjo diferencë solli totali përfundimtar: Dembélé me 1,350 pikë dhe Lamine Yamal me 1,059 — diferenca më e madhe midis vendit të parë dhe të dytit që nga viti 2022, kur Karim Benzema mori 549 pikë përpara Sadio Manés me 193.
Pavarësisht zhgënjimit për mos-fitimin e çmimit kryesor, Lamine Yamal mbrojti Trofeun Kopa, duke u bërë lojtari i parë që e fiton atë për herë të dytë.
Trofeu Kopa nuk vendoset nga gazetarë apo ekspertë, por nga fituesit e mëparshëm të Ballon d’Or që janë gjallë, ku 27 nga 31 prej tyre votuan.
Nga këta 27, 21 vota të para shkuan për Lamine Yamal, ndërsa Roberto Baggio, Ruud Gullit dhe Pavel Nedved ishin të vetmit që nuk e përzgjedhën atë si numër 1.
Lista e emrave super-yll që votuan për Lamine Yamal përfshin disa prej figurave më të mëdha në historinë e futbollit, përfshirë Lionel Messin.
Votat për Trofeun Kopa të Lamine Yamal në 2025: Gianni Rivera, Oleg Blokhin, Allan Simonsen, Karl-Heinz Rummenigge, Igor Belanov, Marco Van Basten, Lothar Matthaus, Papin, Hristo Stoichkov, Zinedine Zidane, Ronaldo Nazario, George Weah, Matthias Sammer, Rivaldo, Luis Figo, Ronaldinho, Andriy Shevchenko, Fabio Cannavaro, Kaka, Lionel Messi, Luka Modric, Karim Benzema dhe Rodri./GazetaExpress/