Ambasada Amerikane në Tiranë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët që aplikojnë për vizë - Gazeta Express
string(90) "ambasada-amerikane-ne-tirane-me-njoftim-te-rendesishem-per-qytetaret-qe-aplikojne-per-vize"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 12:42

Ambasada Amerikane në Tiranë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët që aplikojnë për vizë

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 12:42

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që aplikojnë për vizë.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se barkodi në konfirmimin e takimit për intervistë duhet të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160 për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën.

“Kujtesë! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160 për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën. Nëse barkodi juaj nuk përputhet deri në dy ditë para takimit tuaj, takimi juaj do të anulohet dhe do t’ju duhet të rezervoni një të ri për të vazhduar me aplikimin tuaj për vizë”, thuhet në njoftim.