Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka thënë se kjo komunë ka prodhuar gjithmonë sportistë të talentuar që kanë shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit.
“Fushë Kosova ka prodhuar gjithmonë sportistë të talentuar, të cilët kanë shkëlqyer jo vetëm në vendin tonë, por edhe në mbarë botën. Kjo është dëshmi e potencialit të madh që e ka rinia jonë,” ka deklaruar Osmani.
Ai theksoi se tash është koha të investohet në kushte më të mira sportive, duke ndërtuar stadiume dhe fusha moderne që, sipas tij, do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e sportistëve të ardhshëm. “Sporti është krenaria jonë, dhe ne do të krijojmë hapësirat që gjeneratat e reja të ecin edhe më larg,” ka shtuar kandidati i LDK-së për Fushë Kosovë.