Policia i kap në flagrancë dy të rinj duke bërë gara me makina në Ferizaj, 500 euro dënim, -5 pikë, 1 vit konfiskim të patentëshoferit - Gazeta Express
string(130) "policia-i-kap-ne-flagrance-dy-te-rinj-duke-bere-gara-me-makina-ne-ferizaj-500-euro-denim-5-pike-1-vit-konfiskim-te-patenteshoferit"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 12:05

Policia i kap në flagrancë dy të rinj duke bërë gara me makina në Ferizaj, 500 euro dënim, -5 pikë, 1 vit konfiskim të patentëshoferit

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 12:05

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka njoftuar se me datën 26.09.2025 rreth orës 23:50 ka ndaluar dy shoferë, të cilët po zhvillonin gara shpejtësie nga rruga “Brahim Ademi” në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.

Shoferët me inicialet A.M. (23 vjeç), me veturë të tipit Audi dhe P.M (20 vjeç) me veturën VW Golf, me targa vanedore, janë  kapur në flagrancë duke bërë gara shpejtësie.

Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse,  ndalim i të drejtës për të drejtuar automjetin për 12 muaj.

Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Në njoftim thuhet se Policia do të intensifikojë masat dhe kontrollet me radarë në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje në: 192 ,0290,326-250 ,  0290/322-406 , “Lajmëro Policinë