Policia mbrëmë ndaloi për verifikim dy shtetas serbë në Koshare, i liron pasi s’pati shkelje ligjore - Gazeta Express
string(98) "policia-mbreme-ndaloi-per-verifikim-dy-shtetas-serbe-ne-koshare-i-liron-pasi-spati-shkelje-ligjore"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 12:02

Policia mbrëmë ndaloi për verifikim dy shtetas serbë në Koshare, i liron pasi s’pati shkelje ligjore

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 12:02

Dy shtetas serbë dje janë ndaluar për verifikim nga Policisë e Kosovës në Koshare.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për Gazetën Express se ata ishin shoqëruar në stacionin policor të Gjakovës për procedurat e nevojshme dhe më pas janë liruar pasi nuk i është gjetur ndonjë element apo shkelje ligjore.

“Mbrëmë, në Koshare, njësitë policore kanë ndaluar për verifikim dy shtetas të Serbisë. Personat e ndaluar janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë kryer procedurat e nevojshme. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit dhe verifikimit të plotë, dhe pasi nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore të njëjti janë liruar.