Memli Krasniqi në Vushtrri: Feriti nuk ka bërë dallime, vushtrriasit do ta votojnë për ta vazhduar punën për katër vitet e ardhshme - Gazeta Express
string(129) "memli-krasniqi-ne-vushtrri-feriti-nuk-ka-bere-dallime-vushtrriasit-do-ta-votojne-per-ta-vazhduar-punen-per-kater-vitet-e-ardhshme"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 11:46

Memli Krasniqi në Vushtrri: Feriti nuk ka bërë dallime, vushtrriasit do ta votojnë për ta vazhduar punën për katër vitet e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 11:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar mbrëmë në Vushtrri në mbështetje të kryetarit të kësaj komune, Ferit Idrizi edhe për një mandat të radhës.

Krasniqi është shprehur se më 12 tetor Idrizi “do të marrë përsëri besimin e vushtrriasve, për një Vushtrri edhe më të mirë, më të jetueshme dhe më dinjitoze për të gjithë”.

“Feriti nuk ka bërë dallime në baza partiake, nuk ka bërë dallime në baza rajonale, nuk ka bërë dallime a je i rrafshit a s’je, prej nga e ke prejardhjen dhe nuk do të bëj. Sepse, unë që e njoh mire për shumë vite, ia njoh karakterin, personalitetin, ndershmërinë. Kjo është arsyeja që sot anë e mbanë Vushtrrisë, qytetarët e kanë kuptuar që Feriti nuk është veç kryetar i tyre, por është edhe kryeqytetari i tyre dhe si i tillë duhet ta vazhdojë punën për katër vitet e ardhshme”, theksoi Krasniqi.

Ndërkaq, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi para banorëve të Lumit të Madh u zotua për investime të reja dhe ndërtimin e çerdhes në mandatin e tij të radhës.

“Për katër vite, zyra ime ka qenë e hapur për secilin nga ju. Për katër vite, telefoni im ka qenë i hapur për secilin nga ju. Ju falënderoj të gjithëve që me bashkëpunim dhe komunikim, i shprehët kërkesat tuaja dhe ne u munduam që këtu në Lumin e madh t’ua kthejmë me respekt dhe me shërbime më të mira.