Policia e Kosovës me operacion bastisjeje në burgun e Dubravës, përdoren edhe qentë e K9 - Gazeta Express
string(87) "policia-e-kosoves-me-operacion-bastisjeje-ne-burgun-e-dubraves-perdoren-edhe-qente-e-k9"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 11:37

Policia e Kosovës me operacion bastisjeje në burgun e Dubravës, përdoren edhe qentë e K9

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 11:37

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, sot është realizuar një operacion të gjerë bastisjeje, me synim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.

Sipas njoftimit të ShKK-së, gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme të institucionit, kuzhina, lavanderia, salla e sportit dhe ambientet tjera përcjellëse.

Pas përfundimit të bastisjes, rezultoi se nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm, duke e bërë operacionin me rezultat negativ.

Në këtë aksion kanë dhënë mbështetje edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9.