Në rrugët e Tiranës janë vendosur postera me portretet e komandantëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ish-krerët e UÇK prej disa vitesh po përballen me gjykatën e Hagës, ndërsa mbështetja dhe nderimi për rolin e tyre në luftën për lirinë dhe pavarësi nderohet në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan Euronews.al.
Përndryshe, siç mëson KosovaPress, në Shqipëri gjatë javës së ardhshme do të mbahet një konferencë për media, ku do të bëhet e ditur data se kur pritet të mbahet një protestë në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së.
/Kosovapress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...