Lushnje/ Jetonte i vetëm, i moshuari gjendet i pajetë në banesën e tij - Gazeta Express
string(68) "lushnje-jetonte-i-vetem-i-moshuari-gjendet-i-pajete-ne-banesen-e-tij"

Shqiperi

Gazeta Express

27/09/2025 11:00

Lushnje/ Jetonte i vetëm, i moshuari gjendet i pajetë në banesën e tij

Shqiperi

Gazeta Express

27/09/2025 11:00

Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të premte në lagjen Loni Dhamo të qytetit të Lushnjes, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Viktima është identifikuar si Ali Korreshi, rreth 70 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Mësohet se bashkëshortja dhe vajza e tij ndodhen jashtë shtetit, ndërsa ai banonte i vetëm në apartamentin e tij.

Alarmi u dha nga banorët e pallatit, të cilët njoftuan Policinë pasi nga banesa e të moshuarit kishte filluar të ndihej një erë e rëndë. Ata kishin gjithashtu disa ditë që nuk e kishin parë të dilte jashtë dhe dyshuan për më të keqen.

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po presin ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.