Vdes një burrë në Suharekë, u lëndua aksidentalisht derisa po punonte – arrestohen dy persona - Gazeta Express
string(90) "vdes-nje-burre-ne-suhareke-u-lendua-aksidentalisht-derisa-po-punonte-arrestohen-dy-persona"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 8:50

Vdes një burrë në Suharekë, u lëndua aksidentalisht derisa po punonte – arrestohen dy persona

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 8:50

Një burrë ka humbur jetën në Suharekë pas lëndimeve të marra derisa po punonte.

Ai ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, por mjekët kishin konstatuar se ai kishte arritur në spital pa shenja jete.

Policia tha se ka arrestuar dy persona për rastin që e cilësoi si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Rr. Brigada-123, Suharekë 26.09.2025 – 15:45. Viktima mashkull kosovar-punëtor, derisa ishte duke punuar, dyshohet se aksidentalisht është lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, aty ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Express/