U gjet pa shenja jete në varrezat e fshatit, policia po e heton vdekjen e një burri në Podujevë - Gazeta Express
string(94) "u-gjet-pa-shenja-jete-ne-varrezat-e-fshatit-policia-po-e-heton-vdekjen-e-nje-burri-ne-podujeve"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 8:38

U gjet pa shenja jete në varrezat e fshatit, policia po e heton vdekjen e një burri në Podujevë

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 8:38

Një person është gjetur i vdekur dje pasdite në Përpellac të Podujevës.

Policia sot tha se ai u gjet pa shenja jete në varrezat e këtij fshati dhe afër trupit të tij është gjetur një armë, e cila më pas u sekuestrua.

Në raportin 24-orësh, policia tha se po e heton vdekjen e tij.

“Fsh. Përpellac, Podujevë 26.09.2025 – 21:10. Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.