Një shtetas italian gjendet i vrarë me armë zjarri në Tepelenë - Gazeta Express
string(62) "nje-shtetas-italian-gjendet-i-vrare-me-arme-zjarri-ne-tepelene"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 7:49

Një shtetas italian gjendet i vrarë me armë zjarri në Tepelenë

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 7:49

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Salari të Tepelenës, në vendin e njohur si “Dilan”. Viktima është identifikuar si E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë. Dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, trupi i pajetë i shtetasit italian është gjetur rreth orës 00:30, pranë një rruge rurale. Shërbimet e Policisë janë njoftuar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet paraprake.

“Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit apo autorëve të dyshuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë.

Në terren janë angazhuar forcat e Drejtorive Vendore të Policisë së Fierit dhe Vlorës, të cilat po kryejnë kontrolle të zgjeruara në zonë dhe në disa ambiente të dyshuara, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e autorit.

Deri në këto momente, ende nuk ka të dhëna për motivin e krimit apo për personat e përfshirë, ndërsa Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët.

Hetimet vijojnë në mënyrë intensive./TCh/