Visar Azemi tregon 5 projektet të cilat thotë se do t’i japin jetë të re Ferizajt: Qytet i jetueshëm për fëmijët e familjet - Gazeta Express
string(121) "visar-azemi-tregon-5-projektet-te-cilat-thote-se-do-ti-japin-jete-te-re-ferizajt-qytet-i-jetueshem-per-femijet-e-familjet"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 22:30

Visar Azemi tregon 5 projektet të cilat thotë se do t’i japin jetë të re Ferizajt: Qytet i jetueshëm për fëmijët e familjet

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 22:30

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, ka ndarë pesë projektet kyçe me të cilat, do t’i japin Ferizajt frymë dhe jetë të re.

Azemi ka deklaruar se tregun e vjetër do ta transformojnë në një treg modernë; Hapësirën pas palestrës “Bill Klinton” do ta shndërrojnë në një park modern për rekreacion; dhe, qendrat komunitare do t’i kthejnë në hapësira multifunksionale për art, kulturë, sport dhe inovacion.

Postimi:

Këto janë 5 projektet kyçe me të cilat Ferizajit do t’i japim frymë dhe jetë të re! 💙

🧑‍🌾 Tregun e vjetër do ta transformojmë në një treg modern, me kushte dinjitoze dhe produkte të freskëta vendore.

🌳 Hapësirën pas palestrës “Bill Klinton” do ta shndërrojmë në një park modern për rekreacion, sport dhe kohë të lirë.

🎶 Sheshit të harruar të Ferizajit do t’ia rikthejmë shpirtin dhe gjallërinë, përmes investimeve dhe aktiviteteve të pasura kulturore.

🎨 Qendrat komunitare do t’i kthejmë në hapësira multifunksionale për art, kulturë, sport dhe inovacion.

🧑‍💻 Ferizaj Impact Hub do të ofrojë mundësi për sipërmarrësit e rinj dhe zhvillimin e ideve kreative e digjitale.

Ferizaji do të jetë një qytet i jetueshëm — për fëmijët, të rinjtë, familjet dhe të moshuarit.

#Visari #NjeKryetariRi #Ferizaj #LDK #voto113