Sonte ne Pressing është diskutuar për peshën e takimeve të liderëve të shtetit në SHBA, fushatën e partive në këto dy javë dhe befasitë e mundshme nëpër komuna.
Pjesë e debatit është edhe Nexhmedin Spahiu.
Ky i fundit tha se kur ka qenë vetë pjesë e garës së zgjedhjeve, në atë kohë shefi i EULEX’it në Mitrovicë, siç ka deklaruar ai, i ka thënë Spahiut se do ta ndihmojë.
‘‘Kur kam qenë vetë në garë, shefi i EULEX’it në Mitrovicë, erdh edhe tha ‘’du me të nimu, kallëzomi tri vendet me të rëndësishme se e di që ti i ki resurset e kufizume, tha aty s’ki nevojë me çu njerëz të besueshëm se unë i kam njerëzit e mi, edhe ti flej dathun për qato tri vende. Jo në fushatë, por ai kish me monitoru, se atëherë ka qenë problem me i mbrojt votat, atëherë janë vjedh votat me të madhe. Ka qenë problem me i rujt. Unë i besova, kur dolën rezultati, në qato tri vende më kishin rru’’, ka thënë ai.