Tragjedia në familjen Kelmendi! Ledion Liço mesazh ngushëllimi - Gazeta Express
string(62) "tragjedia1-ne-familjen-kelmendi-ledion-lico-mesazh-ngushellimi"

Yjet

Gazeta Express

26/09/2025 21:19

Tragjedia në familjen Kelmendi! Ledion Liço mesazh ngushëllimi

Yjet

Gazeta Express

26/09/2025 21:19

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, kur pas një aksidenti tragjik në Pejë humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i artistit dhe fituesit të “Big Brother VIP Albania 4”, Besart Kelmendi (Gjesti).

Lajmi ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, mes tyre edhe një mesazh prekës nga moderatori i BBVIP, Ledion Liço, i cili shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e tij me familjen Kelmendi:

“I trishtuar nga ky lajm. I kobshëm, për një familje të bukur që pak muaj më parë gëzonte. Bëhuni të fortë, atë do donte dhe engjëlli juaj.”

Ngjarja ka prekur thellë komunitetin artistik dhe publikun shqiptar, që vetëm pak muaj më parë u bë pjesë e udhëtimit emocional të familjes Kelmendi përmes ekranit të “Big Brother VIP”. Në atë kohë, Eldioni u shfaq si mbështetje e fortë për të vëllain, duke fituar zemrat e shumë ndjekësve.

Mesazhet e ngushëllimit për Gjestin dhe familjen vijojnë të derdhen në rrjet, ndërsa dhimbja për humbjen e parakohshme të një jete të re ka prekur zemrat e të gjithëve.