Aksidenti i rëndë shkaktoi vdekjen e vëllait të tij, ish-banorët e BBVA4 ngushëllojnë Gjestin - Gazeta Express
string(92) "aksidenti-i-rende-shkaktoi-vdekjen-e-vellait-te-tij-ish-banoret-e-bbva4-ngushellojne-gjestin"

Yjet

Gazeta Express

26/09/2025 21:09

Aksidenti i rëndë shkaktoi vdekjen e vëllait të tij, ish-banorët e BBVA4 ngushëllojnë Gjestin

Yjet

Gazeta Express

26/09/2025 21:09

Tragjedia që goditi familjen Kelmendi ka prekur thellë opinionin publik dhe komunitetin artistik.

Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit të njohur Gjesti dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor në Pejë.

Lajmi i dhimbshëm ka sjellë reagime të shumta nga ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, të cilët kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për Gjestin në këto momente të vështira.

Finalistja Rozana Radi reagoi me një postim prekës në rrjetet sociale, ku shkroi: “Kurrë mos të kishe ardhur dita e sotme…”, duke shprehur dhimbjen e saj për këtë humbje të madhe.

Ngushëllime kanë ardhur gjithashtu edhe nga ish-banorë të tjerë si Loredana Brati, Krisa Çaushi, Amber Candy dhe shumë të tjerë, të cilët i janë bashkuar dhimbjes së mikut të tyre.