Kandidati i Lidhjes së Prishtinës për Kuvend Komunal, Gazmend Gashi, i shoqëruar nga Fehmi Kupina, ka zhvilluar një takim me qytetarë të lagjes Arbëria në kryeqytet.
Në këtë bashkëbisedim, banorët shprehën pakënaqësitë e tyre me pushtetin aktual lokal dhe kërkuan ndryshimin që, sipas tyre, do ta sjellë Lidhja e Prishtinës.
Kupina dhe Gashi u zotuan për mbështetje të pakushtëzuar dhe punë të pandalur për adresimin e problemeve të qytetarëve, duke theksuar se prioritet i tyre mbetet interesi i kryeqytetasve.