Gjendet i vdekur një person në një fshat të Podujevës, Policia jep detaje - Gazeta Express
string(72) "gjendet-i-vdekur-nje-person-ne-nje-fshat-te-podujeves-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 20:44

Gjendet i vdekur një person në një fshat të Podujevës, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 20:44

Një person është gjetur i vdekur sot pas dite në Përpellac të Podujevës.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Gazetën Express.

Nga policia është thënë edhe se, policia dhe prokurori i shtetit kanë nisur hetimet.

‘‘Rreth orës 18:30,kemi pranuar informatën  se një person pa shenja jete  në fshatin Përpellac të Podujevës.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.