Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka prezantuar sonte kandidaturën e Vlora Jasharit, vajza e bashkëluftëtarit dhe njërit nga themeluesit e UÇK-së, Sahit Jashari.
Lushtaku tha se Vlora, e cila është historiane me profesion, përfaqëson gjeneratën e re të rritur me frymën e sakrificës së familjes Jashari. Sipas tij, ajo sjell vazhdimësinë e rrugës së lirisë dhe krijon një lidhje të fortë mes brezit që sakrifikoi për atdheun dhe brezit të ri që synon të ndërtojë të ardhmen e qytetit.
“Me Vlorën si pjesë e ekipit tim dhe me mbështetjen e qytetarëve, jemi të bindur se e ardhmja e Skenderajt do të jetë edhe më e mirë dhe më e ndritur,” ka thënë Lushtaku.