Reperi shqiptar G-Bani ka reaguar pas aksidentit tragjik në Pejë të Kosovës, që i mori jetën sot vëllait të Gjestit.
Ai i me lot në sy dërgon ngushëllimet e tij të përzemërta për Gjestin dhe të gjithë familjarët e tij për humbjen tragjike të Elidon Kelmendit, vëllait të këngëtarit.
G-Bani thotë ndër të tjera se do të shyjë për nesër publikimin e këngës së tij të re, për shkak të ngjarjes tragjike.
“Sapo mora vesh nga një njeri imi, që vëllai i Gjestit ka humbur jetën në një aksident. Si fillim, janë momente shumë të vështira për të gjithë, për familjarët e vet. Ngushëllime Gjest, edhe fjalët janë të tepërta.
“Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë njeri, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.” Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”, thotë G-Bani.