Rrmoku: Premtimet e kryetarëve shpesh tejkalojnë përmasat globale – qytetarët nganjëherë kanë qejf me i rrejt politikanët - Gazeta Express
string(118) "rrmoku-premtimet-e-kryetareve-shpesh-tejkalojne-permasat-globale-qytetaret-nganjehere-kane-qejf-me-i-rrejt-politikanet"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 18:39

Rrmoku: Premtimet e kryetarëve shpesh tejkalojnë përmasat globale – qytetarët nganjëherë kanë qejf me i rrejt politikanët

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 18:39

Sadri Rrmoku nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale në emisionin EURO n’T7 me Menduh Abazin, ka thënë se dy javët e para të fushatës elektorale konsiderohen si të qeta dhe shumë kandidatë për kryetar me fushata të zbehta, por që në dy javët e fundit mund të intensifikohen.

Është e çuditshme sipas tij qysh qytetarët nganjëherë kanë qejf që me i rrejt politikanët, këta të fundit e kanë kuptuar këtë dhe japin premtime që nuk mund t’i realizojnë.

“Është kjo që qytetarët kanë qejf që me i rrejt politikanët, sikur thonë rremë diçka që më përmbush edhe që nuk mundesh me realizu ama më i përmbush pritjet e mia të mëdha. Faktikisht kjo nuk është komuna. Komuna/kryetari është dera e parë ku qytetari e merr shërbimin për lehtësimin e jetës së tij”, ka pohuar Rrmoku.

Në anën tjetër sipas tij, kandidatët për kryetar duhet të hartojnë projekte konkrete që janë brenda mandatit të tyre dhe brenda mundësive buxhetore për t’u realizuar.

“Premtimet e kandidatëve për kryetar komune mund të rriten në javën e fundit të fushatës zgjedhore. Premtimet e tyre nganjëherë tejkalojnë përmasat globale dhe janë jashtë kompetencave të tyre dhe jashtë kapaciteteve të tyre buxhetore. Nganjëherë kandidatët për kryetar janë në hall me premtu pak dhe gjëra të vogla, u duket se nuk po bëjnë asgjë, tani premtojnë diçka të madhe për me i përmbush pritjet e qytetarëve dhe në fund të mandatit të tyre del se nuk po mund të realizojnë më shumë se 51% të premtimeve të tyre”, ka thënë Rrmoku.

Rrmoku, i cili me organizatën ku është i angazhuar, u bën thirrje kandidatëve për kryetar që të nisin me zgjidhjen e problemeve bazike sikur janë mbeturinat, uji e kanalizimet.