Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për vjedhje, ia publikon fotografinë - Gazeta Express
string(94) "policia-kerkon-ndihme-per-gjetjen-e-nje-personi-te-dyshuar-per-vjedhje-ia-publikon-fotografine"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 17:59

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi të dyshuar për vjedhje, ia publikon fotografinë

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 17:59

Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe gjetjen e një personi të dyshuar për vjedhje në fshatin Banjë.

Policia ka thënë se publikimi i fotografisë është bërë në koordinimin dhe me autorizim të prokurorit të shtetit.

Njoftimi:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetar

Malishevë, 26 shtator 2025

Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Malishevë, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit të shtetit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me një rast të raportuar të veprës penale “Vjedhje” në fshatin Banjë, bënë publike fotografitë e personit të dyshuar në rast.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].