Osmani pjesë e një takimi në Nju Jork që e drejtonte Grenell, por s'ka njoftuar asgjë - Serbinë e përfaqësoi Gjuriq - Gazeta Express
string(113) "osmani-pjese-e-nje-takimi-ne-nju-jork-qe-e-drejtonte-grenell-por-ska-njoftuar-asgje-ne-foto-shihen-begaj-e-gjuriq"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 17:46

Osmani pjesë e një takimi në Nju Jork që e drejtonte Grenell, por s’ka njoftuar asgjë – Serbinë e përfaqësoi Gjuriq

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 17:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA ka marrë pjesë edhe në një takim ku i pranishëm ka qenë emisari i presidentit Trump për Misione të Veçanta dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësues të shteteve të tjera të rajonit, përfshirë presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kryediplomaten shqiptare Elisa Spiropali.

Gjithashtu aty i pranishëm ka qenë edhe ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Osmani s’ka publikuar ndonjë njoftim lidhur me pjesëmarrjen e saj në një takim të tillë./Express/