Netanyahu sulmon udhëheqësit botërorë e vendet që po e njohin shtetin palestinez: E turpshme, çmenduri - Gazeta Express
string(100) "netanyahu-sulmon-udheheqesit-boterore-e-vendet-qe-po-e-njohin-shtetin-palestinez-e-turpshme-cmenduri"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 17:02

Netanyahu sulmon udhëheqësit botërorë e vendet që po e njohin shtetin palestinez: E turpshme, çmenduri

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 17:02

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e hodhi poshtë me forcë idenë e një shteti palestinez gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e quajtur valën e fundit të njohjeve si “e turpshme, një marrëzi e vërtetë dhe çmenduri”.

Disa ditë pasi Franca, Britania, Kanadaja, Australia dhe vende të tjera perëndimore njoftuan iniciativën diplomatike për njohjen e shtetit palestinez, Netanyahu sulmoi udhëheqësit botërorë dhe i akuzoi ata se iu nënshtruan presionit.

“Vendimi juaj i turpshëm do të inkurajojë terrorizmin kundër hebrenjve dhe kundër njerëzve të pafajshëm kudo. Do të jetë një shenjë turpi për të gjithë ju”, tha ai.

“Ajo që po bëni është t’u jepni shpërblimin përfundimtar fanatikëve jotolerantë që kryen dhe mbështetën masakrën e Sabatit. T’u japësh palestinezëve një shtet një milje larg Jerusalemit pas 7 tetorit është si t’i japësh Al Qaeda-s një shtet një milje larg qytetit të Nju Jorkut pas 11 shtatorit”.

“Izraeli nuk do t’ju lejojë të na impononi një shtet terrorist me forcë. Ne nuk do të kryejmë vetëvrasje kombëtare sepse nuk keni guximin të përballeni me një media armiqësore dhe turma antisemite që kërkojnë gjakun e Izraelit”, tha ai, duke iu referuar një votimi deklarativ të parlamentit izraelit vitin e kaluar, në të cilin 99 nga 120 ligjvënës votuan në favor të një mocioni që hidhte poshtë lëvizjet e njëanshme që do të impononin një shtet palestinez.

Ai tha se nuk është “peng i partive ekstreme” të së djathtës.

“Kundërshtimi im ndaj një shteti palestinez nuk është thjesht politika ime apo politika e qeverisë sime, është politika e shtetit dhe popullit të shtetit të Izraelit”, tha ai.

Netanyahu u tregua i ashpër edhe për kritikat ndërkombëtare për luftën e Izraelit në Gaza, duke akuzuar udhëheqësit botërorë se u dorëzuan para “mediave të njëanshme, grupeve islamiste radikale dhe turmave antisemite”.

“Kur situata u vështirësua, ju u dorëzuat”.