Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin e saj me kongresistin Keith Self në New York të SHBA-së, i cili kishte thënë se Osmani ka takuar presidentin amerikan Donald Trump.
Por, këtë s’e ka përmendur Osmani në këtë njoftim. Ajo tha se Keith i ka shprehur falënderimet për mbështetjen e pakursyer që ai ka ofruar për Kosovën.
“Gjatë qëndrimit në New York, pata kënaqësinë ta takoj mikun e Kosovës, Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Gjithnjë falënderues për mbështetjen e tij të pakursyer për Kosovën dhe popullin tonë”, ka shkruar Osmani.
Self më herët tha se Osmani kaloi ndau kohë për të pas “takimeve të saj me Trump”.
“Jam mirënjohës ndaj Presidentes Osmani të Kosovës që kaloi kohë me mua dje pas takimeve të saj me Presidentin Trump dhe anëtarët e Kombeve të Bashkuara”.
Me Self në New York u takua edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me të shkuar në SHBA./Express/