Cole Palmer jashtë fushave për 2-3 javë - Gazeta Express
string(39) "cole-palmer-jashte-fushave-per-2-3-jave"

Futboll

Gazeta Express

26/09/2025 14:36

Cole Palmer jashtë fushave për 2-3 javë

Futboll

Gazeta Express

26/09/2025 14:36

Chelsea do të duhet të bëjë pa yllin e saj, Cole Palmer, për dy deri në tre javët e ardhshme.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i “Blues”, Enzo Maresca, i cili theksoi se vendimi është marrë për të mbrojtur lojtarin dhe për të shmangur përkeqësimin e situatës.

“Ne vendosëm ta mbrojmë pak Cole, në mënyrë që gjendja e tij të mos përkeqësohet. Kemi marrë vendimin që ta pushojmë për dy deri në tre javë, deri në pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare, për të parë nëse me atë periudhë pushimi ai mund të rikuperohet 100%,” u shpreh Maresca.

Palmer, i cili është ndër lojtarët më të rëndësishëm të Chelseat këtë sezon, do të mungojë në disa ndeshje kyçe, por objektivi kryesor i stafit teknik është që ai të kthehet plotësisht i shëruar pas pauzës ndërkombëtare.