Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, i ka reaguar përmes profilit të tij në “X”, politikanit serb, Borko Stefanoviq, i cili ka deklaruar se vetëm Vuçiq s’ka qenë i pranishëm në pritjen e Trumpit. Gjuriq në reagimin e tij ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vucic, ka qenë i ftuar nga presidenti amerikan Trump që të marrë pjesë në pritjen e organizuar për të gjithë liderët. Megjithatë, sipas Gjuriqit, pjesëmarrja s’ka qenë e mundur shkaku i disa planifikimeve të tjera për takime në të njejtën kohë, shkruan Express.
Gjuriq tutje ka shtuar se presidenti serb Vuçiq është i vetmi politikan evropian që pati një takim të plotë me Sekretarin amerikan, Marko Rubio. Kryediplomati serb duket se e ka shfrytëzuar këtë reagim për t’u marrë edhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se Vuçiq ka pasur takim dhe jo sikurse disa zyrtarë të tjerë që kanë realizuar fotografi “në korridor”.
“Përndryshe, Presidenti ynë, është i vetmi udhëheqës evropian që pati një takim të plotë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio. Me fjalë të tjera, jo vetëm një mundësi për një selfie në korridor – siç ishte rasti për zyrtarët nga disa vende dhe territore të tjera”, ka shkruar Gjuriq.
Председник Вучић јесте био позван на вечерњи пријем код председника Трампа за шефове држава и влада, званично, и то још 2. септембра. Није био у прилици да присуствује због билатералних састанака у исто време. Иначе, наш @predsednikrs је уз министра Лаврова једини европски лидер… pic.twitter.com/KRj3qTxNea
— Марко Ђурић (@markodjuric) September 26, 2025