Disa vende europiane po zhvillojnë sot pasdite bisedime mbi planin e bllokut për krijimin e një “muri dronësh” për të përballuar kërcënimin në rritje nga shkeljet ajrore nga Rusia apo aktorë të tjerë.
Çështja shihet si gjithnjë e më urgjente pas shkeljeve të fundit tw hapwsirave ajrore nga dronë rusë në Lituani, Poloni dhe Rumani, si dhe pas një sërë vëzhgimesh të dronëve deri tani të paidentifikuar mbi Danimarkë, shkruan The Guardinan, transmeton Gazeta Express.
Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Ukraina po marrin pjesë në këto diskutime.
Bisedimet po drejtohen nga komisioneri europian për mbrojtjen, Andrius Kubilius, ndërsa edhe NATO është e përfshirë “në nivel teknik.”