Të dielën bllokohet qarkullimi në disa rrugë të Prishtinës, shkak maratona ndërkombëtare “Prishtina 2025” - Gazeta Express
string(102) "te-dielen-bllokohet-qarkullimi-ne-disa-rruge-te-prishtines-shkak-maratona-nderkombetare-prishtina-2025"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 14:10

Të dielën bllokohet qarkullimi në disa rrugë të Prishtinës, shkak maratona ndërkombëtare “Prishtina 2025”

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 14:10

Të dielën e 28 shtatorit do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë të Prishtinës, kjo për shkak të organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2025”..

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës të cilët thanë se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe masat për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore.

“Policia e Kosovës, do të ndërpres qarkullimin e automjeteve rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te nyja (kyçja në autostradën Ibrahim Rugova) Plani do të filloj të zbatohet të dielën (28.09.2025), duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të maratonës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Për të përballuar sa më lehtë situatën në qarkullim, Policia ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe ka lutur që ata të ndjekin udhëzimet e saj.

“Ngasësit që udhëtojnë nga Peja në Prishtinë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – fsh. Magurë – Lipjan → pastaj lidhen me rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë. Ngasësit që ushëtojnë nga Peja ë Fushë Kosovë → të përdorin rrugën përmes: Sllatinës – Bardh i Vogël – fsh. Kuzmin – Fushë Kosovë. Ngasësit që udhëtojnë nga Prishtina ose Veterniku drejt Pejës/Aeroportit → rruga: Prishtinë – Lipjan – Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport. Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica drejt Pejës ose Aeroportit → të shfrytëzojnë autostradën prej Mazgitit në drejtim të Shkupit, të dalin në Lipjan, pastaj: Rufc i Ri – Poturoc – Magurë – Aeroport. Ngasësit që udhëtojnë nga Mitrovica drejt Ferizajt → do të kenë lëvizje të lirë në rrugën nacionale, pa ndalesa. Transporti publik (autobusët) në relacione Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroport dhe në drejtim të Pejës → nuk duhet të qarkullojë në këtë rrugë gjatë kohës së garës, por të përdorë rrugët alternative të përmendura më sipër”, thuhet ndër të tjera në njoftim.