Konsumoi mbidozë të medikamenteve, përfundon në spital e reja në Tiranë - Gazeta Express
string(70) "konsumoi-mbidoze-te-medikamenteve-perfundon-ne-spital-e-reja-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2025 14:14

Konsumoi mbidozë të medikamenteve, përfundon në spital e reja në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2025 14:14

Një e re ka përfunduar në spital pasi ka konsumuar një sasi medikamenti mbi dozën e rekomanduar ditore.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur dje, ndërsa mësohet se 28-vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 25.09.2025, një shtetase 28-vjeçare, në banesën e saj, ka konsumuar një sasi medikamenti mbi dozën e rekomanduar ditore, nga ato me të cilat kurohet. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.