Zv.kryeministri britanik, David Lammy, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, me të cilin kanë diskutuar për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, raporton Express.
Lammy ka shkruar se ky takim vjen para Samitit për Ballkanin Perëndimor që do të organizohet në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajit tetor, raporton Express.
“Përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Mbretëria e Bashkuar muajin e ardhshëm, nënvizova angazhimin tonë për të punuar së bashku me partnerët në të gjithë Evropën për të nxitur bashkëpunimin rajonal”, ka shkruar Lammy. /Express/
Speaking to Serbian President @avucic we discussed protecting security and stability in the Western Balkans.
Ahead of UK-hosted Western Balkans Summit next month, I underlined our commitment to work together with partners across Europe to drive regional cooperation. pic.twitter.com/K9n0qOtjSy— David Lammy (@DavidLammy) September 26, 2025