Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot artistin e nivelit botëror, Sislej Xhafa.
Rama ka thënë se ai “po vjen n’Kryeqytet për të sjellë jo vetëm përvojën e tij, por edhe atë të personaliteteve të shquara të artit, kulinarisë dhe agroturizmit”.
Kryetari Rama ka thënë se po rikthejnë dëshirën që figurat e shquara të kthehen dhe të sjellin në Kosovë përvojën ndërkombëtare, e kjo sipas tij, shkon përtej çdo pritshmërie.
“Ky është vizioni ynë. Që Prishtina të zhvillohet në të gjitha dimensionet dhe jo të bllokohet”, ka shkruar ai.
“Sislej, faleminderit shumë që pranove me ardh, me kriju mundësi për të rinjtë e Kryeqytetit edhe me nda përvojën tënde t’çmume. Mirënjohës”, ka shkruar në fund Rama.