Besnik Osmani takohet me dhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta, zotohet për përkrahje ndaj tyre - Gazeta Express
string(97) "besnik-osmani-takohet-me-dheheqesit-e-shoqatave-te-dala-nga-lufta-zotohet-per-perkrahje-ndaj-tyre"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 12:34

Besnik Osmani takohet me dhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta, zotohet për përkrahje ndaj tyre

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 12:34

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, është takuar sot me udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta.

Ai u zotua për përkrahjen e komunës dhe tha se ka në plan tri “çështje të rëndësishme”.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të takohem me udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta jonë e lavdishme.

Përkrahja e Komunës do të vazhdojë me përkushtim, sepse kujtesa jonë kombëtare është themeli i së ardhmes. Para nesh kemi tri çështje të rëndësishme që do t’i realizojmë së bashku:

1️⃣ Themelimin e Muzeut Komunal të Luftës

2️⃣ Vendosjen e shtatoreve të reja për dëshmorët tanë

3️⃣ Krijimin e një Zyre të veçantë pranë Komunës, me mandat specifik për avancimin e vlerave të luftës sonë