Mbrëmë, kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes nga radhët e PDK-së, Dr. Përparim Ramusa, qëndroi në fshatin e tij të lindjes, Zborc, ku u prit ngrohtësisht nga familjarë, miq dhe banorë të shumtë.
Në këtë tubim, Dr. Ramusa ndau emocionet e tij për mbështetjen e bashkëfshatarëve, duke theksuar se kjo përkrahje e bën të ndjejë një përgjegjësi edhe më të madhe për të punuar me përkushtim në shërbim të qytetarëve të Shtimes.
Ai prezantoi programin qeverisës 2026–2029, duke nënvizuar se synimi kryesor është krijimi i një jete më të mirë për familjet, garantimi i dinjitetit për secilin qytetar dhe hapja e mundësive të reja për të rinjtë.
“Mbështetja që mora nga Zborci mbrëmë ka një domethënie të veçantë për mua. Është zotimi im i sinqertë se, ashtu si për këtë fshat, do të punoj pa kursyer për gjithë komunën tonë që të zhvillohet dhe të ecë përpara,” deklaroi Dr. Përparim Ramusa.